Agim Sulaj
15 Shtator 2022•Përditësim: 15 Shtator 2022
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet në 3.199, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 10 persona janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 271.974.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 295 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.974.544 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 51 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 268.637 ndërsa numri i rasteve aktive është 138.
Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 54 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.915 doza të vaksinës. Deri më sot 824.617 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.