Agim Sulaj
04 Nëntor 2021•Përditësim: 04 Nëntor 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.978, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 14 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.823.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.707 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.276.253 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat njoftojnë për 16 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.402, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 443.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2.748 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.575.375 doza të vaksinës. Deri më sot 735.357 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.