Erdoğan Çağatay Zontur
13 Maj 2020•Përditësim: 14 Maj 2020
Turqia ka shënuar një rimëkëmbje të vazhdueshme në javën e pestë pas raportimit të rastit të parë me COVID-19 dhe pandemia është nën kontroll në kushtet aktuale, tha ministri i Shëndetësisë i vendit, Fahrettin Koca, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ne kemi qenë në një rimëkëmbje të qëndrueshme në javën e pestë të shpërthimit. Në kushtet aktuale, pandemia është nën kontroll", tha Koca gjatë një konference për shtyp pas një takimi virutal të Bordit Këshillimor Shkencor të Koronavirusit.
Ai tha se numri i të shëruarve ka arritur 70 përqindëshin e shifrës totale të të infektuarve.
"Nga 141.457 të pacientë, 98.889 janë shëruar", theksoi Koca.
"Turqia ka kapacitet prej 50 mijë testeve për COVID-19 në ditë, por nuk ka nevojë për një sasi të tillë për shkak të rënies së numrit të rasteve të reja", shtoi ministri turk.
Ai theksoi se Turqia, me strategjinë e saj kundër epidemisë, trajtimit dhe masave inovative, është në fokusin e bashkësisë botërore.