Zehra Nur Düz,Mahmoud Mohamed Barakat
21 prill 2020•Përditësim: 21 prill 2020
Ministria e Shëndetësisë së Izraelit ka njoftuar se numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend është rritur në 197, pasi janë regjistruar 16 raste të reja të vdekjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria tha se 47 raste të reja janë raportuar në vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 13.930.
Të paktën 119 prej tyre janë në gjendje kritike, ndërsa 4.353 persona janë shëruar.
Qeveria ka ndërmarrë disa masa për të penguar përhapjen e virusit, përfshirë mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore dhe ndalimin e tubimeve të më shumë se dy personave.
Të gjitha bizneset me përjashtim të supermarketeve, farmacive, pikave të karburantit dhe bankave janë mbyllur që nga 15 marsi.
Tel Avivi ndaloi hyrjen e qytetarëve të huaj, përveç atyre me rezidencë izraelite.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, deri më tani numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.5 milionë, me rreth 172 mijë viktima dhe rreth 788 të shëruar.