Mustafa Deveci
06 Korrik 2020•Përditësim: 06 Korrik 2020
Në Izrael ka shkuar në 30.162 numri i rasteve dhe në 332 numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria izrelite e Shëndetësisë thuhet se me vdekjen e një personi të diagnostikuar me COVID-19 arrin në 332 numri i vdekjeve ndërsa me 817 rastet e reja arrin në 30.162 numri i rasteve.
Më tej thuhet se 90 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë ndërsa numri i personave të shëruar ka arritur në 17.974
Vazhdon rritja në numrin e rasteve aktive
Për shkak të rritjes së rasteve të reja në ditët e fundit në Izrael ka shqetësime për valën e dytë të pandemisë.
Numri i rasteve aktive të cilat ranë nën 2.000 muajin e kaluar, me rritjet e regjistruara në ditët e fundit arritën në 11.856.
Ministria e Shëndetësisë për shkak të rritjes së shpejtë të pandemisë i ka rekomanduar kabinetit që karahas bareve, qendrave kulturore dhe sallave sportive të mbyllë edhe sinagogat si dhe të vendosë kufizimin deri në 20 klientë për restorantet.
Në takimin e kabinetit që do të mbahet sot pritet të deklarohet vendimi lidhur me propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Pas rënies së rasteve ditore nën 20 në muajin maj në Izrael u hoqën shumica e masave të COVID-19. Në vend filloi sërish mësimi në shkolla i cili ishte pezulluar për shkak të pandemisë. Po ashtu u hapën bizneset, përfshirë qendrat tregtare, tregjet dhe restorantet.