Muhammet Kurşun
06 Korrik 2020•Përditësim: 07 Korrik 2020
Me 160 vdekjet e reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 11.731 numri i viktimave në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 160 vdekje dhe 2.613 raste të reja me COVID-19.
Me këtë ka arritur në 11.731 numri i vdekjeve dhe në 243.051 numri i rasteve me COVID-19 në vend, tha Lari e cila shtoi se deri më tani ka arritur në 204.083 numri i personave të shëruar që janë liruar nga spitalet.
Ajo theksoi se 3.201 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje kritike, duke shtuar se ka arritur në 1.820.003 numri i testeve të kryera në vend.
Zëdhënësja Lari bëri të ditur se rajonet Khuzestan, Azerbajxhani Perëndimor dhe Lindor, Kurdistan, Kermanshah, Hurmuzgan, Bushehr, Razavi Khorasan dhe Ilam janë përcaktuar si zona të kuqe ndërsa rajonet Golestan, Elborz, Kerman, Yazd, Hamedan dhe Sistan-Baluchestan, janë përcaktuar si rajone të rrezikuara.