Ekip
08 Maj 2020•Përditësim: 09 Maj 2020
Lojtarët e ekipit italian të Seria A Inter Milan mund të rifillojnë stërvitjen në qendrën Suning të klubit, pasi të gjithë nga ekipi i parë u testuan negativ ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Interi duhej të shtynte rifillimin e stërvitjes më herët gjatë javës, sepse jo të gjithë në ekip ishin testuar ndaj COVID-19.
Klubi tha se të gjitha testet tani janë negative dhe se "seancat individuale të stërvitjes individuale do të fillojnë këtë pasdite."
AC Milan ka rihapur gjithashtu qendrën e saj të stërvitjes për lojtarët e saj.
Shumica e klubeve tjera të ligës italiane kanë rinisur stërvitjet në baza individuale këtë javë para se të fillojnë stërvitjet e plota të ekipit më 18 maj.