Ekip
01 Shtator 2020•Përditësim: 02 Shtator 2020
Autoritetet palestineze të shëndetësisë sot kanë konfirmuar një vdekje dhe 44 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rripin e Gazës të bllokuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë tha se një person 57-vjeçar, i cili vuante nga kanceri, ka vdekur nga koronavirusi.
Numri i viruseve në territor është rritur në 400 raste të konfirmuara, përfshirë pesë vdekje dhe 76 të shëruar.
"Numri i rasteve aktive në Gaza ka arritur në 319", tha ministria, duke u bërë thirrje banorëve të ndjekin distancën fizike për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së pandemisë.
"Rripi i Gazës është ende në fazën e ndalimit të pandemisë dhe thyerjes së cikleve të përhapjes së saj, gjë që kërkon parandalimin e lëvizjes dhe respektimin e masave parandaluese", thuhet në deklaratë.
Ministria paralajmëroi për mungesë të pajisjeve të nevojshme mjekësore për të frenuar shpërthimin e COVID-19 për shkak të bllokadës 14-vjeçare izraelite.
Izraeli në vitin 2007 ka vendosur rrethim dëmtues në Rripin e Gazës pasi grupi palestinez Hamas mori kontrollin e territorit nga grupi i tij rival Fatah, duke ndikuar keq në jetesën e enklavës palestineze.