Koronavirusi

Francë, rritet në 7.560 numri të vdekurve nga COVID-19

Sipas ministrit Salomon, 28.143 persona janë të shtruar në spital, 6.838 prej të cilëve në kujdes intensiv. Ai theksoi se gjithsej 15.438 janë shëruar dhe janë lëshuar në shtëpi

Ali Murat Alhas  | 04.04.2020 - Përdıtësım : 05.04.2020
Francë, rritet në 7.560 numri të vdekurve nga COVID-19

Paris

Ministri francez i Shëndetësisë, Jerome Salomon, në konferencën e tij të rregullt për media ka raportuar gjithsej 7.560 vdekje dhe 68.605 të infektuar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas ministrit Salomon, 28.143 persona janë të shtruar në spital, 6.838 prej të cilëve në kujdes intensiv. Ai theksoi se gjithsej 15.438 janë shëruar dhe janë lëshuar në shtëpi. 

Periudha e mbylljes në Francë do të qëndrojë në fuqi deri më 15 prill, por me mundësi për t'u zgjatur më tej, ndërkohë kryeministri Edouard Philippe njoftoi se një heqje graduale e mbylljes në varësi të rajonit dhe moshës së personave do të diskutohet gjatë javës tjetër. 

Evakuimet e pacientëve me sëmundje kritike në Francë vazhduan edhe këtë javë, me 439 pacientë nga rajonet më të goditur të Francës, Ile-de-France dhe Grand-Est, të cilët u dërguan në rajone të tjera ku ka shtretër të disponueshëm në ambientet mjekësore për trajtim.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA në të gjithë botën nga ky virus kanë humbur jetën rreth 64 mijë persona, ndërsa janë infektuar mbi 1.1 milionë. Po ashtu rreth 238 mijë persona janë shëruar nga virusi. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın