Bota, Koronavirusi

Palestinë, 21 të vdekur dhe 815 raste të reja me COVID-19

Ministrja palestineze e Shëndetësisë, Mai al-Kaila, tha se 15 viktima dhe 203 raste u regjistruan në Bregun Perëndimor, ndërsa gjashtë vdekje dhe 612 infeksione u regjistruan në Rripin e Gazës

Qais Omar Darwesh Omar  | 05.05.2021 - Përdıtësım : 06.05.2021
Palestinë, 21 të vdekur dhe 815 raste të reja me COVID-19

Ramallah

Autoritetet shëndetësore palestineze në 24 orët e fundit kanë raportuar 21 vdekje dhe 815 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja palestineze e Shëndetësisë, Mai al-Kaila, tha se 15 viktima dhe 203 raste u regjistruan në Bregun Perëndimor, ndërsa gjashtë vdekje dhe 612 infeksione u regjistruan në Rripin e Gazës.

Në njoftim po ashtu thuhet se 1.979 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë.

Sipas ministres al-Kaila, 136 nga rastet e regjistruara brenda ditës së fundit janë në njësi të kujdesit intensiv, si dhe 40 mbështeten me respiratorë artificial.

Palestina gjithsej ka regjistruar 328.577 raste të koronavirusit, përfshirë 3.588 viktima dhe 308.061 të shëruar.

Autoritetet palestineze deri më tani në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës kanë vaksinuar 261.322 persona kundër COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın