Sport, Koronavirusi

Federer dhuron 1 milion dollarë ndihmë për koronavirusin

Federer në llogaritë e tij në mediat sociale tha se "këto janë kohë sfiduese për të gjithë dhe askush nuk duhet të lihet pas"

Ekip  | 25.03.2020 - Përdıtësım : 26.03.2020
Federer dhuron 1 milion dollarë ndihmë për koronavirusin

Paris

Tenisti i njohur Roger Federer dhe bashkëshortja e tij Mirka janë shprehur se kanë dhuruar 1 milion franga zvicerane (1,02 milion dollarë) "për familjet më të rrezikuara" në Zvicër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Federer në llogaritë e tij në mediat sociale tha se "këto janë kohë sfiduese për të gjithë dhe askush nuk duhet të lihet pas".

Ky njoftim ishte postimi i parë në llogaritë e tij në Twitter dhe Instagram në më shumë se tre javë.

Federer iu nënshtrua operacionit të gjurit të tij të djathtë pesë javë më parë dhe shpresonte të kthehet në turnetë në qershor. Turneu i tenisit për meshkuj është mbyllur nga shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Federer tha se ai dhe bashkëshortja e tij shpresojnë se edhe "të tjerët mund t’i bashkohen në mbështetjen e më shumë familjeve në nevojë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın