Almir Terzic,Sanela Crnovrsanin
16 Tetor 2020•Përditësim: 16 Tetor 2020
Bakir Izetbegoviç, kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe zëvendëskryetar i Asamblesë së Popujve, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga partia e tij thuhet se rezultati i testit të liderit boshnjak ka rezultuar pozitiv dhe se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Izetbegoviç ka anuluar të gjitha programet e planifikuara dhe po qëndron në izolim në shtëpinë e tij.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë janë regjistruar 621 raste të reja në 24 orët e fundit, që është rritja më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë. Gjithsej 32.845 njerëz janë diagnostikuar me COVID-19 deri më tani, ndërsa 980 persona kanë humbur jetën.