17 Prill 2020•Përditësim: 17 Prill 2020
Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn, është shprehur se shpërthimi i koronavirusit të ri (COVID-19) në vend është bërë "i menaxhueshëm", me të dhëna të reja që tregojnë se shkalla e infeksioneve të reja është ngadalësuar ndjeshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Spahn u tha sot gazetarëve në Berlin se rritja e rasteve me COVID-19 nuk është më eksponenciale, por lineare.
Shifrat e publikuara nga Instituti Robert Koch, qendra e kontrollit të sëmundjes në Gjermani, tregojnë se numri i personave të infektuar në çdo person me COVID-19 ka rënë në 0.7, nga mbi 1 vetëm disa ditë më parë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel këtë javë tha se kjo e ashtuquajtur normë riprodhimi është treguesi kryesor që qeveria do të merrte parasysh kur të vendosë nëse do të rishikonte izolimin.
Spahn theksoi se që nga 12 prilli, vendi po ashtu ka pasur më shumë njerëz të shëruar nga COVID-19 sesa rastet aktive.
Ekspertët theksojnë se testimi i hershëm dhe i përhapur ka ndihmuar Gjermaninë të menaxhojë shpërthimin. Spahn tha se vendi deri më tani ka kryer 1.7 milion teste dhe është në gjendje të kryejë 700,000 në javë nëse është e nevojshme.