Besar Ademi
16 Shkurt 2016•Përditësim: 16 Shkurt 2016
SHKUP (AA) – Mëngjesin e sotëm në ndërtesën e ELEM dhe EVN Maqedoni në qendër të Shkupit shpërtheu një zjarr, raporton Anadolu Agency (AA).
Aktualisht nuk ka informacione për shkaqet e zjarrit dhe për persona të lënduar. Ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë me gjashtë automjete dhe me topa uji arritën që ta shuajnë zjarrin.
Më tepër detaje zyrtarët vendas pritet të japin në vazhdim.