Gökhan Çalı
25 Mars 2025•Përditësim: 26 Mars 2025
Një nga shijet e rëndësishme të kuzhinës Kahramanmaraş dhe e regjistruar me tregues gjeografik, ushqimi "eli böğüründe" është ndër artikujt e domosdoshëm të tryezave të iftarit gjatë Ramazanit.
Ushqimi "eli böğründe" përgatitet me mish qengji dhe gatuhet në furrat tradicionale me gurë.
Shijen bazë të këtij ushqim i cili e ka marrë emrin nga fakti se përbërësit vendosen krah për krah gjatë përgatitjes dhe dyqanxhiu në pritje vendos dorën rreth brinjës gjatë gatimit, e jep mishi i brinjës dhe yndyra e bishtit.
I pasuruar me përbërës të tillë si domate, speca dhe hudhër, ushqimi është gati për t'u servirur pasi të jetë gatuar në furrë me gurë për afërsisht 15 minuta.
Kjo shije rajonale e cila konsumohet shumë në Kahramanmaraş, tërheq vëmendjen veçanërisht gjatë Ramazanit.
Alican Börekçi i cili prej shumë vitesh e bën ushqimin e "eli böğründe" në qytet, tha për Anadolu se në të kaluarën, tregtarët e pazarit e konsumonin gjellën si një drekë praktike. Ai tha se është e rëndësishme që kjo të gatuhet me mish brinjësh me pak yndyrë në zjarr të furrës me dru.
"Përgatitja për 'eli bögüründe' bëhet nga mishi i qengjit, ne zakonisht përdorim mish deleje. Me mish deleje, dua të them se mishi që përdorim nuk do të kalojë 22-23 kilogramë në të gjithë trupin, do të jetë pak yndyrë. Kjo pjatë bëhet nga pjesa e brinjëve, gatuhet në zjarr të furrës me dru. Nuk shtohen erëza, por nëse dëshironi t'i shtoni pak trumzë mishit, mund të shtoni edhe trumzë", thekson Börekçi.
Duke qenë një nga gatimet më të preferuara si nga banorët e Kahramanmaraşit ashtu edhe nga vizitorët jashtë qytetit gjatë Ramazanit, ky ushqim siguron kontribut të rëndësishëm për qytetin edhe në aspektin e turizmit gastronomik.
Hediye Sezen Erşahan, e cila ka ardhur nga Istanbuli tha se pjatën e ka hasur për herë të parë në Kahramanmaraş. "Unë jam nga Istanbuli, nuk e kam njohur më parë këtë pjatë. E kam shijuar për herë të parë këtu, e kam ngrënë me kënaqësi. Emri i tij në fillim më është dukur pak më ndryshe, si gjithë të tjerët. E konsumoj me kënaqësi, e rekomandoj për të gjithë dhe jam e sigurt se do ta shijoni shumë", tha Erşahan.