Ajdin Aliji
24 Mars 2025•Përditësim: 25 Mars 2025
Me ardhjen e pranverës, pemët e magnolisë në kryeqytetin francez, Paris po lulëzojnë me plot shkëlqim duke tërhequr një numër të madh vizitorësh në parqet dhe kopshtet e vendit, raporton Anadolu.
Një numër i madh qytetarësh dhe turistësh në kopshtin e Pallatit Mbretëror në Paris shijuan lulëzimin spektakolar të këtyre luleve, duke shfrytëzuar momentin edhe për t'i fotografuar.
Magnolia është ndër pemët e para që lulëzon në pranverë, duke tërhequr vëmendjen e çdo kalimtari me bukurinë e saj delikate.
Këto pemë janë të njohura për rezistencën e tyre ndaj ndotjes dhe kushteve të vështira klimatike, duke i bërë ato ideale për mjediset urbane dhe kopshtet e qytetit.
Disa specie mund të jetojnë për më shumë se një shekull, duke u bërë simbol i jetëgjatësisë.