jeta

Tropojë, humb jetën aksidentalisht turistja nga Australia

Nga burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Shqiptar, mësohet se shtetasja me inicialet A.V.Sh, 56 vjeçe, banuese në Australi, ka rënë aksidentalisht nga një lartësi 80 metra në një humnerë

Fatjon Cuka  | 20.04.2016 - Përdıtësım : 20.04.2016
Tropojë, humb jetën aksidentalisht turistja nga Australia

Tiranë

TIRANË (AA) – Një turiste e huaj, shtetase australiane ka humbur jetë si pasojë e një ngjarjeje aksidentale në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, në Tropojë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Shqiptar, mësohet se shtetasja me inicialet A.V.Sh, 56 vjeçe, banuese në Australi, ka rënë aksidentalisht nga një lartësi 80 metra në një humnerë. Policia ka konfirmuar se si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Mësohet se shtetasja A.V.Sh ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe ndodheshin në këtë zonë si turistë.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë për hetime të mëtejshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın