Nazmi Abduramani
19 Prill 2016•Përditësim: 19 Prill 2016
SHKUP (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1882: Vdiq Charles Darwin, biologu britanik dhe themelues i teorisë së evolucionit.
Në vitin 1911: Në Portugali ndahet kisha nga shteti.
Në vitin 1921: Ka hyrë në fuqi ligji për ndarjen e Irlandës në Republika e Irlandës dhe Irlanda Veriore, e cila mbeti pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.
Në vitin 1943: Filloi kryengritja e hebrenjve në Varshavë, e cila me mijëra viktima, u shua më 16 maj.
Në vitin 1945: Ushtarët amerikanë në Luftën e Dytë Botërore morën qytetin gjerman Lajpcig.
Në vitin 1951: Në Londër u mbajt gara e parë për Miss Bota. Fitoi përfaqësuesja e Suedisë.
Në vitin 1975: India lançoi satelitin e parë.
Në vitin 1994: Në Francë me burgim të përjetshëm u dënua krimineli nazist i luftës nga Lufta e Dytë Botërore Paul Touvier.
Në vitin 2002: Në vilën e tij në Itali ndërroi jetë antropologu, shkencëtari dhe studiuesi norvegjez Tor Hejerdal.
Në vitin 2004: Në moshën 79 vjeçare vdiq britaniku NorrisMc Whirter i cili me vëllain e tij binjak Rosom në vitin 1955, themeluan “Librin e Rekordeve Gines”.