Hidaye es-Saidi,Safiye Karabacak
28 Qershor 2016•Përditësim: 29 Qershor 2016
GAZA (AA) - Shitësit e trëndafilave me biçikletë në Gazë, vend ku shumë të diplomuar universitarë nuk mund të gjejnë punë, arrijnë të tërheqin vëmendjen e qytetarëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Katër shokë kanë për qëllim që të luftojnë me papunësinë me projektin të cilën e kanë emërtuar "Shitësi i Trëndafilave". Të rinjtë me fanellat e tyre me mbishkrim "shitës i trëndafilit", i ngjyrosin rrugët e Gazës me biçikletat e tyre të stolisura hollësisht dhe me lulet të cilat i kanë vendosur në kutitë e tyre.
Yasir et-Turk (23) ideatori i këtij projekti të ndryshëm në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tregoi se ka diplomuar drejtimin e kontabilitetit në universitet, por për shkak se nuk ka mundur të gjejë punë në drejtimin e tij iu ka kujtuar ideja për shitjen e trëndafilave me biçikletë.
Ai thotë se idenë e tij e ka ndarë me vëllezërit dhe kushërinjtë dhe se edhe ato e kanë pranuar. Turk tha se kanë arritur sukses të tërheqin vëmendjen e njerëzve të cilët nuk janë të mësuar të bëjnë pazar nga shitësit mobil, me biçikletat dhe pamjet e tyre me ngjyrë.
Sipas tij, trëndafili është një ndër dhuratat më të mira. "Njerëzit që kalojnë në rrugë, kur i shohin trëndafilat shfaqet një buzëqeshje në fytyrat e tyre. Detyra jonë nuk është vetëm financiare por edhe shoqërore. Këtu për shkak të kushteve të jetesës ka njerëz të zemëruar, të pikëlluar. Është shumë e mirë të mund ti buzëqeshish ata", thotë 23-vjeçari Yasir et-Turk.