BEOGRAD (AA) – Muslimanët sot po festojnë një nga dy festat më të mëdha të tyre, Fiter Bajramin, pas përfundimit të muajt të shenjtë të Ramazanit. Qindra besimtarë sot u mblodhën në Beograd në xhaminë Bajrakli për të falur namazin e Fiter Bajramit, ku u udhëhoq nga myftiu Muhamed Jusufspahiq, raporton Anadolu Agency (AA).
Në hutben e Bajramit, Myftiu i Serbisë, Muhamed Jusufspahiq, porositi besimtarët se muslimanët duhet të jenë të qetë, të bindur dhe besnik ndaj Zotit dhe iu referua edhe emigrantëve nga Siria dhe Iraku në Serbi.
"Shumë nga vëllezërit dhe motrat tona, shumë prej tyre janë në stacionin hekurudhor në tenda. Ata i dëbuan keqbërësit nga atdheu i tyre. Sa prej nesh këtu, mund t'ju dërgojmë, çdo ditë dikush mund të dërgoj diçka. Ne jemi përgjegjës për atë që mundemi. Ishte Ramazan, ne kemi mundur t'ju dërgojmë ndonjë iftar," tha Jusufspahiq.
Duke deklaruar se njeriu nuk mund të harrojë Zotin, dhe se ai shpreson shpëtimin, Jusufspahiq tha: "Na kërcënojnë nga një shtet i cili quhet sipas fesë tonë, ndërsa nuk ka të bëjë asgjë me fenë tonë. Kërcënojnë me vrasje dhe me prerje. Muhammedi(a.s) ishte shërbëtor i Allahut. Ne atë e ndjekim, nuk e turpërojmë. "
Sofra tradicionale e Bajramit sot do të shtrohet pas namazit të xhumasë në xhaminë Bajrakli në orën 14:00.