Murat Ünlü
27 shtator 2015•Përditësim: 28 shtator 2015
PARIS (AA) - Për të tërhequr vëmendjen ndaj ndotjes së ajrit ndalohet përkohësisht hyrja e mjeteve private në qendër të Parisit, raporton Anadolu agency (AA).
Në Paris i cili në fund të këtij viti do të presë Samitin klimaterik të OKB-së, ndotja e ajrit në muajin mars pati një rritje aq të lartë saqë pengonte edhe pamjen e Kullës Eifel nga disa vende.
Për shkak të ndotjes së ajrit në qytet disa rrugë ishin mbyllur disa herë por deri më sot nuk ishte ndërmarrë ndonjë zbatim gjithëpërfshirës.
Ditën e sotme nga ora 11.00-18.00 do të ndalohet hyrja e mjeteve private në qendër të Parisit. Gjatë kësaj ore në qendrën e Parisit do të lejohet hyrja vetëm për taksitë, autobuzat dhe mjetet e emergjencës.
Kryetarja e Bashkisë së Parisit Anne Hidalgo më parë në vitin 2011 pati propozuar që të ndalohej hyrja e mjeteve me motorë nafte në qendër të qytetit deri në vitin 2020.
Franca për shkak të mbështetjes së qeverisë në uljen e çmimit të naftës rradhitet si vendi që ka më shumë automjete me naftë në Europë.