jeta

Oqeani Indian, vend peshkimi dhe noti për somalezët

Peshkatarët somalezë peshkojnë në varka të vogla pranë bregdetit, duke ruajtur freskinë e peshkut dhe duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm me produkte që përmbushin preferencat e publikut.

Ajdin Aliji  | 07.09.2025 - Përdıtësım : 09.09.2025
Oqeani Indian, vend peshkimi dhe noti për somalezët Foto: Gökhan Kavak/AA

Shkup

Somalia, me vijën bregdetare më të gjatë në kontinentin afrikan, është e njohur për plazhet e saj të kaltërta dhe ushqimet e pasura me prodhime deti, raporton Anadolu.

Tregu i peshkut "Kawaanka Malayga", në plazhin Liido, e cila është një zonë bregdetare e njohur në Mogadishu, kryeqytetin e Somalisë, me afërsisht 3.300 kilometra vijë bregdetare, shquhet si një ndalesë kyçe në zinxhirin e furnizimit me prodhime deti të qytetit.

Plazhi Liido është një vend takimi i njohur si për vendasit ashtu edhe për turistët, veçanërisht të premteve, festën zyrtare të vendit.

Tregu i peshkut "Kawaanka Malayga" është një qendër e gjallë ku peshqit e vegjël të kapur në mëngjes herët sillen, pastrohen dhe shiten të freskët.

Peshkatarët somalezë peshkojnë në varka të vogla pranë bregdetit, duke ruajtur freskinë e peshkut dhe duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm me produkte që përmbushin preferencat e publikut.

Plazhi Liido po ashtu shërben si lokacion socializimi dhe freskimi për shumë somalezë, të cilët kalojnë kohën e lirë duke bërë not dhe aktivitete të tjera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın