Cem Genco
20 Janar 2016•Përditësim: 20 Janar 2016
HATAY (AA) - Mamun Halid Nasir, 27-vjeçari i cili për shkak të bombës fuçi të hedhur nga avionët luftarak të regjimit në qytetin Idlib të Sirisë ka humbur të dyja këmbët, gishtat e dorës së djathtë, sytë dhe dëgjimin, vazhdon jetën e të "burgosurit në shtrat", raporton Anadolu Agency (AA).
"U bëj thirrje mjekëve në Turqi, merrni sytë e mi dhe jepjani babait tim. Le të sheh ai që të më dojë mua. Allahu mos na lashtë pa të", thotë vajza pesë vjeçare e Nasirit duke shprehur dashurinë ndaj babait të saj.
''Shumë njerëz humbin jetën për shkak të luftës në vendet e tyre, por gjithashtu bombat fuçi të hedhura nga avionët luftarakë bënë që shumë sirianë të 'burgosen në shtrat'. 27- vjeçari Nasir, i cili është goditur nga bomba fuçi e hedhur nga avionët luftarakë të regjimit në qytetin Idlib, në këtë sulm ka humbur të dyja këmbët, gishtat e dorës së djathtë, sytë dhe dëgjimin dhe vazhdon jetën e të "burgosurit në shtrat".
Nasir, i cili rreth një vit më parë është goditur nga bomba fuçi, para një muaji e gjysëm së bashku me 5 fëmijët e tij, gruan dhë nënën është strehuar në lagjen Reyhanli të qytetit Hatay në Turqi. Për shkak të tragjedisë që përjetoi Nasiri nuk mund më të flasë ndërsa dhimbjet i mban në trupin e tij.
Nëna e tij Vaffa Avva (49), për gazetarin e AA-së tha se lufta në Siri bëri që djali i saj të jetë i ''burgosur në shtrat''.
''Deri para një viti e gjysëm djali im si gjithë të tjerët ishte në gjendje të ecë, të flasë dhe të dëgjojë. Por tash ai është 'i burgosur në shtrat''' u shpreh nëna Avvad.
Ai tha se djali i saj ka 5 fëmijë. ''Edhe pse është shumë e vështirë mundohemi t'i përmbushim nevojat e tyre. Njerëzit në rrethinë na ndihmojnë neve. Nuk duam të qëndrojmë më shumë në Siri. Ai vend çdo ditë do më djegë me dhimbjen e djalit tim. Erdhëm në Reyhanli për të siguruar mbijetesën tonë", tha ajo.
- "Unë dua ti jap sytë e mi babait tim"
Vajza 5 vjeçare e Nasirit të cilit jeta iu shkatërruar nga bomba dëshiron që sytë e saj t'ia japë babait të saj.
''Shumë e dua babain tim'', thotë ajo duke u bërë thirrje mjekëve me fjalët: ''Më vjen shumë keq që babai im është në këtë gjendje. Babai im nuk sheh, nuk mund të më sheh mua dhe un për shkak të kësaj ndjehem shumë keq. Dëgjoni zërin tim, merrni sytë e mi, jepjani babait tim. Le të sheh ai që të më dojë mua. Allahu mos më lashtë pa babain tim''.