Mustafa Keleş
11 Qershor 2016•Përditësim: 12 Qershor 2016
LOUISVILLE (AA) – Legjenda e boksit, Muhammad Ali është varrosur në varrezat Cave Hill në Louisvill, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas faljes së xhenazes kortezhi me trupin e pajetë të boksierit parakaloi rrugët e qytetit të lindjes së Muhammad Ali, ku më pas u transferua në varrezat në Cave Hill.
Mijëra njerëz ishin mbledhur rrugëve të qytetit dhe para varrit të legjendës për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë vetëm familjarët dhe miqtë e afërm të boksierit.
Arkivolin me trupin e boksierit nga shtëpia deri te automjeti e bartën Mike Tyson, Lennox Lewis, Will Smith dhe pjesëtarë të familjes së tij.
Për ta nderuar për herë të fundit Muhammad Ali-në, në Louisville kishin ardhur zyrtarë të shumtë botërorë si dhe disa nga ikonat e kulturës amerikane.