Kemal Karagöz,Kerem Kocalar
07 Shkurt 2016•Përditësim: 08 Shkurt 2016
HALEP (AA) - Sirianët e detyruar të ikin nga Halepi për shkak të sulmeve të regjimit dhe Rusisë mundohen të mbahen në jetë pas një udhëtimi në kushte të vështira dhe në mot të ftohtë, shkruan Anadolu Agency (AA).
Banorët e Halepit kanë filluar shpërnguljen e tyre drejt Turqisë për të gjetur pak qetësi që nga nisja e dhënies së mbështetjes së Rusisë ndaj regjimit të Asad si dhe nisjes së bombardimeve të tyre ndaj rajonit të Halepit.
Sirianët e detyruar të lënë shtëpitë arrijnë në rajonë më të sigurta në kufi me Turqinë me ato pak gjëra të marra nga shtëpitë e tyre të braktisura. Refugjatët e ardhur në rajonin e Azez-it akomodohen në xhami ose qendrojnë në makinat e tyre. Ndëkrohë ata që nuk mundin të gjejnë një vend për tu strehuar e kalojnë natën nën batanije.
Fondacioni Humanitar Liritë dhe të Drejtat e Njeriut (IHH) është duke punuar për ngritjen e kampeve. Ky foncaion në pikën kufitare Esselame dhe në rajonin rreth 20 kilometra përtej kufirit ofron 3 herë në ditë ushqim të ngrohtë për afro 30 mijë refugjatë.
Sirianët e ardhur në kufinjtë e Turqisë duke e cilësuar atë si ''Shpresa e fundit'' mbahen në jetë me ndihmën e Turqisë.