Menderes Özat
30 Dhjetor 2015•Përditësim: 31 Dhjetor 2015
OSMANIYE (AA) - Nxënësit dhe punonjësit e bashkisë në rajonin Kadirli në qytetin Osmaniye të Turqisë me qëllim për të rritur sensibilizimin në çështjen e pastërtisë së mjedisit kanë mbledhur mbeturinat nën shoqërinë e daulles dhe pipzës, raporton Anadolu Agency (AA).
Nxënësit dhe një grup personash të cilët kanë marrë pjesë në fushatën sensibilizuese me sloganin "Për një Kadirli më të pastër dhe më të jetueshëm" të organizuar në lagjen Şehit Vedat Kocadallı mblodhën edhe mbeturinat, por gjithashtu edhe u argëtuan duke hedhur valle.
Kryetari i bashkisë Ömer Tarhan, në një deklaratë për gazetarët tha se pastërtia dhe pastrimi është një detyrë edhe e qytetarëve.
Tarhan duke kërkuar që qytetarët të mbajnë të pastër ambientet përreth shtëpive dhe bizneseve tha ndër të tjera se "në këtë fushatë sensibilizuese kemi kryer pastrim nën shoqërimin e daulles dhe të pipzës për të tërhequr vëmendjen e popullit. Pjesëmarrja ka qenë e mirë, gjetëm edhe mbështetjen e banorëve të lagjes. Falënderoj të gjithë ata që bashkëpunuan".
Ndërsa drejtuesi i lagjes, İsmail Kocabaş duke vënë në dukje se ka vërejtur për herë të parë një fushatë të tillë senszibilizuese duke kryer pastrim nën shoqërimin e daulles dhe pipzës, ka theksuar se këto aktivitete vetëndërgjegjësojnë njerëzit.