Cemil Karip
14 Shkurt 2016•Përditësim: 15 Shkurt 2016
AĞRI (AA) - CEMIL KARIP - 68 vjeçari Memiş Orhan Turan, nga Tashllëçaj i qytetit Agri në Turqi prej 52 vitesh pret me një shpresë të madhe gruan që deshte me të cilën nuk u martua dot për shkak të shumës së “prikës” të caktuar nga babai i saj, shkruan Anadolu Agency (AA).
Turan jeton vetëm dhe për të nxjerrë bukën e gojës punon në një lavazh makinash. Ai thotë për gazetarin e AA se gruaja që ai donte është një brengë e madhe për të. Në shenjë shprese ai tregon që vazjës që dashuron i shkruan vazhdimisht poezi.
Ai shprehet se: “Do të martohesha me një vazjë që jetonte në të njëjtën lagje me mua dhe që e doja shumë. Vajza që un doja në sytë e mi ishte më e mira, më e bukura, më e ndershmja, me ndërgjegjen më të pastër dhe më e mëshirshmja. Atëherë gjendja ime ekonomike ishte e vështirë. Për shkak të shumës së lartë të ‘pirkës’ që babai i saj kërkoi nuk munda të martohesha me vazjën e zemrës sime. Më mbeti peng në zemër kjo gjë. Për mua e gjithë bota ishte në një anë, ndërsa vajza që doja nga ana tjetër. Vazhdimisht bëj poezi dhe këndoj këngë për të”.