Fatih Tuna
25 Shtator 2016•Përditësim: 25 Shtator 2016
ANKARA (AA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, dënoi sulmet e intensifikuara të regjimit dhe përkrahësve të tij në Halep dhe rrethinë ndaj civilëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e saj me shkrim ministria dënon sulmet ajrore të regjimit dhe përkrahësve të tij në Siri të cilat gjatë ditëve të fundit janë intensifikuar në Halep dhe rrethinë duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 300 civilëve dhe plagosjen e qindra njerëzve.
Duke theksuar se me këto sulme regjimi brutalisht vranë popullin e tij, në deklaratë më tej thuhet se posaçërisht në shënjestër është infrastruktura kur po bëhen përpjekje për të plotësuar nevojat humanitare siç janë spitalet, stacionet e pompimit të ujit, qendrat e reagimit emergjent.
''Këto sulme të kryera në një periudhë kur sulmet e përfshinë edhe vendin tonë disa vende bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të zbatuar një armëpushim të ri. Edhe një herë kanë treguar se regjimi dhe përkrahësit e tij nuk kanë për qëllim një zgjidhje politike në Siri", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke.
Nga kjo ministri mes tjerash thuhet se "këto akte nuk janë vetëm krime lufte, por në të njëjtën kohë janë edhe krime të rënda kundër njerëzimit dhe se është shkelje e rëndë e së drejtës humanitare ndërkombëtare".
Përndryshe, u bë e ditur se në Siri nga sulmet ajrore ndaj vendbanimeve civile të regjimit të Presidentit Bashar Asad dhe përkrahësve të tij që nga 19 shtatori jetën e kanë humbur 323 civilë ndërsa 1 mijë e 334 të tjerë janë plagosur.