Zülfiya Yakup
25 Prill 2016•Përditësim: 25 Prill 2016
PRISHTINË (AA)-Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim xhudistet kosovare Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova të cilat javën e kaluar në kampionatin Evropian në Rusi u fituan medalje të artë dhe të bronztë, raporton Anadolu Agency (AA).
Dy xhudistet ishin të shoqëruara nga trajneri i kombëtares së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka dhe nga kreu i Federatës së Kosovës në Xhudo, Agron Kuka.
Duke i uruar xhudistet kosovare për suksesin e arritur, presidenti Thaçit tha se i kanë bërë një nderë të gjithë shoqërisë dhe shtetit të Kosovës sepse siç tha falë atyre në Rusi është nderuar dhe respektuar flamuri dhe himni i Kosovës. Thaçi shtoi më tej se me veprën e tyre Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kanë bashkuar tërë shoqërinë kosovare.
“Urimet më të sinqerta Majlinda dhe Nora, ju jeni nderi i Kosovës, imazhi i Kosovës, ju jeni Kosova dhe ne krenohemi me ju. Ne, si shtet, do të vazhdojmë të investojmë, njëjtë edhe autoritetet komunale në Pejë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Qeveria në përgjithësi. Unë do të jemë pranë jush dhe ju do ta keni përkrahjen time” tha Thaçi.
Ai theksoi se po afrohen lojërat Olimpike në Rio në të cilat Kosova për herë të çarë do të marrë pjesë si shtet duke shpresuar që xhudistet kosovare të përfaqësojnë denjësisht Kosovën dhe të kthehen me medalje olimpike.
Xhudistja më e suksesshme kosovare Majlinda Kelmendi falënderoi presidentin për urimet për të shtuar se medalja e fituar në Rusi nuk ka qenë e para e saj, por se fakti që në Rusi është intonuar himni kosovar dhe ka valëvitur flamuri i Kosovës e bënë të veçantë.
“Shpresoj të jetë ky një fillim i lumtur i vitit 2016. Përgatitjet për garën në të cilën do të shkojmë po ecin mirë bashkë me formën për garat në RIO fatmirësisht po ecën mirë sipas planit”- tha Kelmendi.
Majlinda Kelmendi deri më sot është fituese e dyfishtë e titullit kampion bote, ndërsa ka hyrë në historinë e sportit kosovar si sportistja e parë që ka fituar medalje në ndonjë kampionat bote pas pavarësisë së Kosovës.