Nazmi Abduramani
30 Prill 2016•Përditësim: 30 Prill 2016
SHKUP (AA) – Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e festës së krishtere të pashkëve ka uruar besimtarët ortodoksë në Republikën e Maqedonisë, si dhe të gjithë besimtarët e Kishës Evangjeliste-Metodike në Maqedoni, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në urimin e Ivanovit theksohet se bashkëjetesa dhe respekti religjioz kanë kontribut në përforcimin e dialogut të ndërsjellë në vend. “Në këtë festë të madhe krishtere kur festojmë fitoren e jetës ndaj vdekjes kujtojmë se pikërisht respektimi i vlerave krishtere dhe feja e kanë ruajtur qenien kombëtare dhe trashëgiminë shpirtërore të Maqedonisë. Bashkëjetesa dhe respekti religjioz kontribuon për përforcimin e dialogut ndërfetar në vend. Detyra jonë edhe në të ardhmen është që të përcjellim porosinë për të vërtetën për fenë që e jetojmë, t’i ruajmë dhe respektojmë vlerat tradicionale, të jemi më të fortë dhe më unik, duke forcuar solidaritetin, drejtësinë dhe marrëdhëniet e mira ndërnjerëzore”, thuhet në urimin e Presidentit Ivanov.
Ai më tej besimtarëve në këtë festë u uron shëndet, mirëqenie dhe paqe shpirtërore.