Alma Çekovic
30 maj 2016•Përditësim: 30 maj 2016
SARAJEVË (AA) – Në Sarajevë njoh konturet e një jete të diversitetit etnik, fetar dhe gjuhësor që ne e kemi në Maqedoni. Dhe, për shkak të kësaj, ne duhet të falënderojmë Isa Beg Ishakoviç, një nga ndërtuesit më të mëdhenj të një hapësire të përbashkët kulturore dhe civilizuese në Ballkan, tha presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, të cilit sonte iu nda çmimi ndërkombëtar Isa Beg Ishakoviç për vitin 2016, raporton Anadolu Agency (AA).
Komiteti Ndërkombëtar Isa Beg Ishakoviç shënoi sot 10 vjetorin e ekzistimit në Teatrin Kombëtar të Sarajevës. Me rastin e jubileut u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimit të quajtur sipas themeluesit të kryeqytetit boshnjak Sarajevë Isa Beg Ishakoviç.
Ceremoninë në emër të Komitetit e hapi Vjekoslav Gerc, i cili shënimin e 10 vjetorit të ekzistencës dhe punës, e quajti një arritje të madhe dhe vuri në dukje se Komiteti për ndarjen e çmimit ishte i përbërë nga qytetarë të shquar akademikë të BeH-së, të cilët janë të privuar nga çdo politikë apo çdo ndikim tjetër, ndërsa shpërblimi është vepër e skulptorit Adis Fejziç.
"Është një nder i madh për të marrë çmimin ndërkombëtar Isa Beg Ishakoviç. Unë dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Komisionit për këtë çmim, të cilin e pranoj si njohje për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e Maqedonisë. Pse është kjo njohje kaq e rëndësishme? Për shkak se ajo është e dedikuar për vizionarin e madh që pas vetes la materiale dhe ura shpirtërore të paqes, bashkëjetesës dhe bashkëpunimit”, tha presidenti maqedonas Gjorge Ivanov.
Në fund ai theksoi se përgjegjësia e përbashkët e të gjitha vendeve të Ballkanit është të kultivojnë lidhjen e tij të themeluar nga vizionarë nga e kaluara për ti qëndruar besnik frymës së tyre konstruktive.
"Si rajon, ne kemi gjithçka që na duhet. Ne kemi burime, tradita, trashëgimi, njerëz krijues. E vetmja gjë që duhet është udhëheqja përgjegjëse. Rajoni tonë i duhen udhëheqësit më të përgjegjshëm të cilët do të kapërcejnë kornizat e kufizuara etnike, fetare dhe ideologjike, të ndërtojnë dhe reformojnë rajonin tonë përmes dialogut, pajtimit dhe besimit”, përfundoi Gjorge Ivanov.
Vitin e kaluar, këtë çmim Komiteti Isa Beg Ishakoviç i ndau presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, ndërsa këtë çmim prestigjioz më parë, ndër të tjera e morën Recep Tayyip Erdogan, president i Turqisë, Borut Pahor, presidenti slloven, Heinz Fischer, Presidenti i Austrisë, Stipe Mesiç, ish-president i Kroacisë.