Sibel Kurtoğlu
03 janar 2018•Përditësim: 04 janar 2018
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Hasan Ruhani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se në bisedë eshtë folur për protestat të cilat vazhdojnë në Iran që prej 28 dhjetorit.
Presidenti Erdoğan, ka theksuar se Turqia i kushton rëndësi ruajtjes së paqes shoqërore dhe mbrojtjes së stabilitetit të Iranit.
Gjithashtu Erdoğan gjatë bisedës ka theksuar se e gjen me vend deklaratën e homologut iranian që nuk duhet të shkelen ligjet teksa populli përdor të drejtën e protestave paqësore.
Ndërsa presidenti iranian, Ruhani, duke i shprehur falënderimet presidentit Erdoğan për ndjeshmërinë e treguar, tha se shpresojnë që protestat të përfundojnë brenda disa ditëve.