Sibel Vezaj
23 Korrik 2016•Përditësim: 23 Korrik 2016
PRISHTINË (AA) - Nesër, ditën e diel, shpallet si Ditë zie për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova, pas sulmit terrorist në Mynih, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këtë e paralajmëroi Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me një postim në llogarinë e tij në Facebook, duke u shprehur se ky akt i dhunës ka prekur zemrat dhe ndërgjegjen e Europës.
“Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë”, u shpreh Thaçi.