Fatih Çakmak
07 Janar 2017•Përditësim: 08 Janar 2017
ANKARA (AA) – Në vazhdën e ofensivës "Mburoja e Eufratit" forcat e armatosura turke gjatë sulmeve ajrore në rajonet Al-Bab, Bzagah, Suflaniyah dhe Kabr Al-Mukri në veri të Sirisë kanë shkatërruar 12 caqe terroriste të organizatës terroriste DEASH ndërsa sipas vlerësimeve të para në këto sulme janë neutralizuar të paktën 21 terroristë të DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Ofensiva "Mburoja e Eufratit" nisi më 24 gusht vitin e kaluar në veri të Sirisë për të neutralizuar kërcënimet terroriste me theks DEASH-in, si dhe me qëllim që të përforcohet siguria në zonën kufitare mes Sirisë dhe Turqisë.
Ofensiva zhvillohet nga forcat opozitare siriane ndërsa në pajtim me të drejtën ndërkombëtare për vetëmbrojtje ajo mbështetet nga forcat turke, si dhe koalicioni ndërkombëtar në luftën kundër DEASH-it.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke, tha se në 24 orët e fundit, ose në 137 ditët e ofensivës, sulmet ndaj caqeve terroriste kanë vazhduar.
Thuhet se forcat e armatosura turke gjatë sulmeve ajrore në rajonet Al-Bab, Bzagah, Suflaniyah dhe Kabr Al-Mukri në veri të Sirisë kanë shkatërruar 12 caqe terroriste të organizatës terroriste DEASH ndërsa sipas vlerësimeve të para në këto sulme janë neutralizuar të paktën 21 terroristë të DEASH-it
Është shkatërruar një sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit, depo dhe objekte banimi të cilat i kanë përdorur terroristët e DEASH-it ndërsa janë rrëzuar edhe dy dronë të terroristëve në rajonet Zarzur dhe Abu Taltal.
Që nga fillimi i ofensivës "Mburoja e Eufratit" e deri më tani nga terroristët e DEASH-it janë çliruar një numër i madh vendbanimesh të cilat në zonën kufitare të Sirisë kapin një sipërfaqe prej më shumë se 2.000 kilometra katrorë.