İlyas Kaçar
07 Janar 2017•Përditësim: 08 Janar 2017
STAMBOLL (AA) - Megjithëse reshjet e dendura të dëborës ishin prezente që nga mbrëmja e shkuar në Stamboll, në urën Galata në Eminönü disa persona vazhduan të peshkonin, raporton Anadolu Agency (AA).
Dëbora e cila nisi në orët e para të mbrëmjes e rriti intensitetin e saj duke u shoqëruar me stuhi në këtë qytet. Megjithatë të pasionuarit pas peshkimit nuk u ndalën. Nga njëra anë ata hidhnin grepat, nga ana tjetër ngroheshin në zjarret e ndezura në kutitë e improvizuara.
"Do të jemi këtu deri në mëngjes"
Serdar Demirer, një nga të pasionuarit pas peshkimit thotë për AA se për ta nuk do të thotë ndonjë gjë i ftohti.
Duke vënë në dukje se krahas temperaturave të ulta ai nuk ka hequr dorë kurrë nga peshkimi Demirer thotë: "Është një ndjenjë shumë e veçantë. Nuk mund të shpjegohet, por vetëm mund të jetohet. Erdha këtu rreth orës 02:00 dhe do të qëndroj deri në mëngjes. Në mëngjes iki në shtëpi."
Ndërsa një tjetër i pasionuar pas peshkimit, Mustafa Keskin thotë se peshkimi për ta është një dashuri dhe pasion. "Nuk e ndjej të ftohtin. Nuk thonë kot që njeriu përballë asaj që dashuron nuk ndjen gjë tjetër. Për këtë arsye edhe ne e duam aq shumë këtë gjë saqë përballë saj nuk ndjejmë asnjë gjë tjetër", shprehet ai.