Haydar Hadi
30 Prill 2016•Përditësim: 01 Maj 2016
BAGDAD (AA) - Njoftohet se janë mbyllur hyrjet në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, për arsye të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Komanda e Operacioneve të Bagdadit njoftohet se të gjithë hyrjet në Bagdad janë mbyllur. Në deklaratë u theksua se do të lejohen vetëm daljet nga kryeqyteti.
Demonstruesve të cilët u futën brenda në ndërtesën e parlamentit iu është dhënë udhëzimi që të protestojnë duke u ulur.
Në deklaratën e komisionit përgjegjës për demonstratat të Lëvizjes Sadr, është bërë thirrje që demonstruesit të cilët kanë hyrë në ndërtesën e parlamentit të protestojnë duke u ulur.
Një numër i madh i demonstruesve mbështetës të liderit shiit Mukteda es-Sadr në Irak, të cilët kishin hyrë në ndërtesën e Kuvendit shkaktuan dëme të mëdha ndaj orendive në ndërtesë dhe kanë thyer dritaret dhe tavolinat.
Duke hyrë në sallën ku mbahen seancat parlamentare, u ulën në vendet e deputetëve dhe brohoritën me sloganet "paqësor, paqësor" dhe "Ku janë ata të cilët të kërcënojnë ty (Sadr), jemi në Zonën e Gjelbër".