Turqia

Erdoğan takon senatorin amerikan Graham

Bisedimet u përqëndruan në zhvillimet e fundit në marrëdhëniet dypalëshe në kontekstin e Sirisë

Zuhal Demirci  | 18.01.2019 - Përdıtësım : 19.01.2019
Erdoğan takon senatorin amerikan Graham

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, sot në Ankara ka pritur në takim senatorin amerikan, Lindsey Graham, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë takimit në Pallatin Presidencial në Ankara i pranishëm ishte dhe minsitri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu dhe këshilltari i presidentit turk, Ibrahim Kalın.

Më herët, ministri Çavuşoğlu priti në takim senatorin Graham. Ata biseduan për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet dypalëshe në kontekstin e Sirisë.

Graham në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2017 në disa raste përsëriti se PKK-ja është një organizatë terroriste e cila ndjek ideologjinë komuniste-marksiste dhe se ekziston një lidhje shumë e afërt midis YPG dhe PKK.

Graham lidhur me mbështetjen e SHBA-ve për pjestarët e YPG-së, shpesh ka parashtruar pyetje kritikuese ish-sekretarit amerikan të mbrojtjes, Ashton Carter, komandantit të CENTCOM-it, Joseph Votel, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-ve, Joseph Dunford, drejtorit të Shërbimit Kombëtarë të Zbulimit, Dan Costa, si dhe drejtorit të DIA-s, Cincent Steward, por edhe zyrtarëve të tjerë të lartë amerikan.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın