Selma Kasap
31 Dhjetor 2018•Përditësim: 01 Janar 2019
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u ka dërguar mesazhe për vitin e ri presidentit të SHBA-ve Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin, kryeministres britanike Theresa May, presidentit francez Emanuel Macron, presidentit të Republikës Popullore të Kinës Xi Jinping dhe kryeministrit indian Narendra Modi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke iu drejtuar presidentit amerikan Trump, në mesazhin e tij të urimit të cilin e ka filluar "I nderuar president, miku im i dashur", Erdoğan ka theksuar se viti që kaluan ishte një vit ku janë kapërcyer vështirësitë mes Turqisë dhe SHBA-ve dhe ku janë treguar përpjekje të ndërsjella që marrëdhëniet dypalëshe të arrijnë në nivelin që meritojnë.
"Marrëdhëniet tona që bazohen në respekt të ndërsjellë dhe dialog të sinqertë, kam besimin se do t'i ngremë në nivelin që nevojitet për partneritetin tonë strategjik dhe se e ardhmja e bashkëpunimit tonë do të jetë edhe më e shkëlqyer pas kësaj. Dëshiroj të përsëris besimin tim se bashkëpunimi turko-amerikan do të vazhdojë të japë kontribute të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin global në mjedisin ndërkombëtar në të cilin jemi përballur me shumë sfida të përbashkëta. Me këtë rast unë dëshiroj që t‘ju uroj gëzuar vitin e ri dhe t'ju uroj juve dhe popullit mik amerikan shëndet dhe mirëqenie", ka theksuar në mesazhin e tij Erdoğan.
Në mesazhin për Putin, theksi në zhvillimin e marrëdhënieve
Erdoğan, në mesazhin e tij të urimit për vitin e ri drejtuar presidentit rus Vladimir Putin duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe midis Turqisë dhe Rusisë, ai ka thënë se pret që vitin e ardhshëm të vazhdojë rritja në këto marrëdhënie.
Rëndësia e bashkëpunimit Turqi-Britani
Po ashtu Erdoğan i ka dërguar mesazh urimi edhe kryeministres britanike Theresa May ku ka vënë në dukje se viti i kaluar ka qenë një vit ku janë është zhvilluar edhe më shumë bashkëpunimi dhe përpjekjet e përbashkëta mes Turqisë dhe Britanisë së Madhe.
"Besoj se do t'i rrisim marrëdhëniet tona dypalëshe në bazë të respektit të ndërsjellë dhe dialogut të sinqertë, dhe se e ardhmja e bashkëpunimit tonë është e shkëlqyeshme. Dëshiroj të përsëris besimin tim se bashkëpunimi turko-britanik do të vazhdojë të japë kontribute të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin global në kontinentin evropian dhe më gjerë, në një mjedis ndërkombëtar që është plot me pasiguri. Me këtë rast unë dëshiroj që t‘ju uroj gëzuar vitin e ri dhe t'ju uroj juve dhe popullit mik britanik shëndet dhe mirëqenie", ka theksuar në mesazhin e tij Erdoğan për kryeministren britanike Theresa May.
"Bashkëpunimi turko-francez do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin"
Në mesazhin e tij drejtuar presidentit francez Emmanuel Macron, Erdoğan theksoi se shpreson që vitin e ardhshëm ata do të vazhdojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe, të bazuara në respektin e ndërsjellë dhe dialogun e sinqertë, përmes përpjekjeve të mëtejshme të përbashkëta.
Duke e shpjeguar bindjen e tij se bashkëpunimi turko-francez do të vazhdojë të japë kontribute të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin, përballë sfidave me të cilat përballet si Evropa edhe Lindja e Mesme, Erdoğan i ka uruar vitin e ri dhe i ka dëshiruar shëndet dhe mirëqenie presidentit Macron dhe popullit mik të Francës.
Presidentit të Kinës ftesë për vizitë në Turqi
Ndërsa duke iu drejtuar presidentit të Kinës Xi Jinping, në mesazhin e tij të urimit të cilin e ka filluar "I nderuar presidenti, miku im i dashur" presidenti Erdoğan në mesazhin e tij për vitin e ri ka theksuar se ka vëzhguar me kënaqësi që marrëdhëniet mes dy vendeve po bëhen gjithnjë e më të forta në të gjitha fushat.
"Dëshiroj të përsëris besimin tim se bashkëpunimi Turqi-Kinë do të vazhdojë të japë kontribute të rëndësishme për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin global, veçanërisht përballë sfidave ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare. Me qëllim për të siguruar vazhdimin e bashkëpunimit tonë dhe për ti rritur më tej në vitin e ardhshëm kam kënaqësinë që në vitin 2019 t'ju pres në vendim tim. Me këtë rast unë dëshiroj që t‘ju uroj gëzuar vitin e ri dhe t'ju uroj juve dhe popullit mik të Kinës shëndet dhe mirëqenie", ka theksuar në mesazhin e tij Erdoğan.
Kryeministrit të Indisë thirrje për forcimin e lidhjeve të miqësisën
Në mesazhin drejtuar kryeministrit indian Narendra Modi, presidenti Erdoğan ka thënë: "Mbaj me gjithë freskinë e saj kujtimet e ngrohta të vizitës sime në vendin tuaj të bukur".
Duke vënë theksin se ka vëzhguar me kënaqësi forcimin në rritje në çdo fushë të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Indisë, Erdoğan ka vazhduar mesazhin e tij:
"Duke forcuar më tej lidhjet e miqësisë të bazuar në historinë mes vendeve tona, besoj ne do t'i rritim ato në nivele edhe më të larta për t'u shërbyer interesave të përbashkëta të popujve tanë. Me këtë rast unë dëshiroj që t‘ju uroj gëzuar vitin e ri dhe t'ju uroj juve dhe popullit mik të Indisë shëndet dhe mirëqenie".