Sinan Uslu
07 Janar 2017•Përditësim: 08 Janar 2017
ANKARA (AA) - Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, është takuar me homologun e Irakut, Hajdar el-Ibadi në rezidencën shtetërore në Bagdad dhe më pas kanë mbajtur në një konferencë të përbashkët për mediat, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë Kryeministri Yıldırım duke iu drejtuar homologut të tij irakian tha: "Deklarata juaj se nuk do të lejoni një organizatë terroriste që kërcënon Turqinë nga Iraku, është shumë e rëndësishme për ne. Ky është treguesi më i qartë që ne mund të bëjmë shumë bashkë në luftën kundër terrorizmit."
"Tërësia territoriale e Irakut është shumë e rëndësishme për ne. Ne nuk pranojmë asnjë tentativë që kërcënon tërësinë territoriale të Irakut dhe nuk do të jemi në një veprim të tillë. Duam që kjo gjë të dihet mirë", është shprehur Yıldırım .
Në vijim të fjalës së tij, duke prekur çështjen e pranisë së trupave turke në Bashika të Irakut ka shtuar: "Kemi biseduar për këtë temë. Kjo gjë nuk është diçka sipas dëshirës, por është si rrjedhojë e një nevoje. Shikojmë që është përparuar ndjeshëm në luftën kundër DEASH-it në këtë rajon. Edhe këtë çështje do ta zgjidhim në mënyrë miqësore paralelisht me këtë gjë."
"Sinxhari do të pastrohet nga terroristët"
Ndërsa në lidhje me praninë e organizatës terroriste në rajonin Sinxhar të Irakut, Kryeministri i Turqisë është shprehur: "Kemi rënë dakord që forcat ushtarake të Irakut dhe ato Peshmerge të Irakut të Veriut, do të pastrojnë praninë terroriste në rajonin Sinxhar. Për ne terrori është i njëjtë nga do që të vijë. Në këtë prizëm Sinxhari ishte një kërcënim serioz për ne dhe dua të falënderoj përpjekjet e kryeministrit të Irakut në lidhje me këtë çështje. Në lidhje me këtë çështje jemi gati të ofrojmë ndihmën tonë. Jo vetëm në Sinxhar, por jemi gati të bashkëpunojmë për pastrimin e të gjitha rajoneve në Irak nga të cilat vijnë kërcënime terroriste në drejtimin tonë."
Ndërsa në fjalën e tij në këtë konferencë Kryeministri irakian Ibadi duke e quajtur Turqinë si një "vend fqinj dhe mik". "Kryeministri i Turqisë erdhi me ministra shumë të rëndësishëm në këtë vizitë. Do të kemi një bashkëpunim shumë të mirë në shumë fusha si; ekonomi, siguri, arsim dhe shërbimet informative", është shprehur Ibadi dhe më pas lidhur me një pyetje për praninë e organizatës terroriste PKK në Irak tha: "Kushtetuta jonë nuk lejon që dikush të sulmojë një vend tjetër përmes territorit tonë, kushdo qoftë ai."
Ndërsa në lidhje me praninë e ushtrisë turke në Bashika, Ibadi ka thënë: "Në lidhje me praninë e ushtarëve të Turqisë në Bashika i përcollëm kërkesën tonë delegacionit të kryesuar nga Kryeministri. Pala turke ka theksuar se do të respektojë tërësinë territoriale të Irakut."
Kryeministri irakian në vijim të fjalës së tij ka thënë se pas shpëtimit të Mosulit nga terrorizmi Iraku do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me Turqinë. Ai ka vënë në dukje se Iraku mendon të hapë një tubacion për transportimin e naftës drejt Turqisë.
Shkollat e FETÖ-s
Ndërsa lidhur me një pyetje për të ardhmen e shkollave të FETÖ-s në Irak, Kryeministri i këtij vendi, Ibadi tha: "Në këto shkolla studiojnë të rinj nga Iraku. Jemi të gatshëm të rishikojmë këtë marrëdhënie. Shpresojmë që të gjejmë një zgjidhje për të mirën e të rinjve irakianë."