Ali Murat Alhas
12 Mars 2019•Përditësim: 12 Mars 2019
Ministri i Punëve të Jashmte i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në Antalya ka zhvilluar një takim me bashkë-kryesuesit e Forumit Turko-Britanik Tatlidil, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu dhe përfaqësuesit britanikë, Jack Straw dhe Julian-Horrn Smith, disktuan datën dhe temat e forumit, që pritet të mbahet në Turqinë lindore.
Forumi Tatlidil, i themeluar në vitin 2011, tubon në një vend figurat udhëheqëse nga fushat e akademisë, biznesit, medias dhe politikës për të forcuar marrëdhëniet midis Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.