Ekonomi

Turkish Airlines fillon fluturimet për në Kongo

Turkisht Airlines, e themeluar në vitin 1933 me një flotë prej pesë avionësh, aktualisht ka 341 avionë, përfshirë avionët e pasagjerëve dhe ngarkesave ndërsa kryen fluturime në 313 destinacione në të gjithë botën në 125 vende

Gökhan Ergöçün   | 31.07.2019
Turkish Airlines fillon fluturimet për në Kongo

Stamboll

Aviokompania turke Turkish Airlines (THY) në destinacionet e fluturimit ka shtuar qytetin e dytë më të madh të Republikës së Kongos, qytetin Pointe-Noire, transmeton Anadolu Agency (AA).

Turkish Airlines në një njoftim bëri të ditur se duke filluar nga e martja e ardhshme, linja ajrore do të kryejë tre fluturime javore në Pointe-Noire me një lidhje në Libreville.

Me rrugën e re të fluturimit, linja ajrore ka arritur në 58 destinacione në kontinentin afrikan.

“Si transportues i Turqisë, ne forcojmë pozicionin tonë si kompani ajrore që fluturon në më shumë destinacione në Afrikë sesa çdo linjë ajrore tjetër”, tha Karep Sarp, nënkryetar i lartë.

Turkisht Airlines, e themeluar në vitin 1933 me një flotë prej pesë avionësh, aktualisht ka 341 avionë, përfshirë avionët e pasagjerëve dhe ngarkesave ndërsa kryen fluturime në 313 destinacione në të gjithë botën në 125 vende.

Vitin e kaluar, kompania transportoi 75.2 milionë pasagjerë ndërsa këtë vit synon të arrijë 80 milionë pasagjerë në rrugët e brendshme dhe ndërkombëtare.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın