Ekonomi

Trump sulmon Kinën pas imponimit të tarifave të reja

"Kina hapur është deklaruar se ata janë duke u përpjekur në mënyrë aktive për të ndikuar dhe për të ndryshuar zgjedhjet tona duke sulmuar fermerët tanë", shkroi Trump në Twitter

Övünç Kutlu  | 19.09.2018 - Përdıtësım : 19.09.2018
Trump sulmon Kinën pas imponimit të tarifave të reja

New York

WASHINGTON (AA) - Presidenti i SHBA-ve Donald Trump të martën sulmoi Kinën për imponimin e tarifave për mallrat amerikane, duke pretenduar se Pekini po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e Kongresit në nëntor, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Kina hapur është deklaruar se ata janë duke u përpjekur në mënyrë aktive për të ndikuar dhe për të ndryshuar zgjedhjet tona duke sulmuar fermerët tanë dhe punëtorët industrialë për shkak të besnikërisë së tyre ndaj meje”, shkroi Trump në Twitter.

Washingtoni të hënën bëri të ditur se do të fillojë vendosjen e tarifave prej 10 për qind për produktet kineze me vlerë 200 miliardë dollarë duke filluar nga java e ardhshme, më pas duke shtuar se norma e tarifave do të rritet në 25 për qind më 1 janar.

Pekini shpejtë u hakmorr duke njoftuar se do të zbatojë tarifat 5-10 për qind në 60 miliardë dollarë amerikanë, të cilat gjithashtu do të hyjnë në fuqi javën e ardhshme.

Kina tha se ka dorëzuar një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kundër SHBA-ve. Pekini do të kërkojë leje nga OBT-ja për të imponuar sanksione shtesë kundër SHBA-ve të premten.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın