Ekonomi

Trump kërkon tarifa 100 për qind për filmat e huaj

"Kjo është përpjekje e qëllimshme nga vendet e tjera dhe për këtë arsye përbën kërcënim për sigurinë kombëtare", tha presidenti amerikan Donald Trump

Dilara Zengin Okay  | 05.05.2025 - Përdıtësım : 06.05.2025
Trump kërkon tarifa 100 për qind për filmat e huaj

Washington DC

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se ka autorizuar Departamentin e Tregtisë dhe Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së që të fillojnë procesin e vendosjes së tarifave prej 100 për qind për të gjithë filmat e prodhuar në vende të huaja që hyjnë në vend, transmeton Anadolu.

Trump në një deklaratë në llogarinë e tij në "Truth Social" tha se industria e filmit në SHBA po "vdes" shumë shpejt.

Ai theksoi se vendet tjera ofrojnë çdo nxitje për të larguar prodhuesit dhe studiot e filmave nga SHBA-ja. "Hollywood-i dhe shumë zona brenda SHBA-së po shkatërrohen", tha Trump.

Presidenti amerikan shtoi se kjo është përpjekje e qëllimshme nga vendet e tjera dhe për këtë arsye përbën kërcënim për sigurinë kombëtare. Ai vuri në dukje se përveç kësaj, kjo ishte një mesazh dhe propagandë.

"Prandaj, po autorizoj Sekretarin e Tregtisë dhe Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së që të fillojnë menjëherë procesin e vendosjes së tarifave prej 100 për qind për të gjitha filmat e prodhuar jashtë vendit që hyjnë në vendin tonë. Dëshirojmë që filmat të bëhen përsëri në SHBA", u shpreh ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın