Ekonomi

Shkalla e papunësisë në SHBA bie në 3.5 për qind

Sipas të dhënave nga Byroja e Statistikave të Punës, shtimi i vendeve të punës për qershorin u rishikua për 26 mijë, respektivisht nga 372 mijë në 398 mijë

Övünç Kutlu  | 05.08.2022 - Përdıtësım : 07.08.2022
Shkalla e papunësisë në SHBA bie në 3.5 për qind

Ankara

Ekonomia e SHBA-së në muajin korrik ka shtuar 526 mijë vende pune, që është masë e konsiderueshme mbi vlerësimet e tregut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Byroja e Statistikave të Punës, shtimi i vendeve të punës për qershorin u rishikua për 26 mijë, respektivisht nga 372 mijë në 398 mijë.

Shkalla e papunësisë ka rënë në 3,5 për qind. Pritshmëria e tregut për të dhënat ishte e pandryshuar nga shifra e muajit të kaluar prej 3,6 për qind.

Numri i të papunëve në SHBA ka rënë në 5.7 milionë në muajin korrik.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit COVID-19, më shumë se 22 milionë njerëz në ekonominë më të madhe në botë humbën vendet e tyre të punës në mars dhe prill të vitit 2020.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın