Dildar Baykan Atalay
22 Qershor 2022•Përditësim: 22 Qershor 2022
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se me homologun e tij kinez Xi Jinping do të diskutojë për tarifat doganore që zbatohen ndaj Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Biden iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas një fjalimi që mbajti në Shtëpinë e Bardhë lidhur me çështjen e COVID-19.
Duke komentuar kritikat e Michael Wirth, drejtuesit të lartë të Chevron një prej kompanive më të mëdha të naftës në SHBA, se "Administrata e Bidenit ka humbur reputacionin e industrisë së naftës dhe gazit", Biden tha se "Ai është pak i ndjeshëm".
Në pyetjen nëse do të japë apo jo ndonjë përjashtim të përkohshëm nga taksat federale për projektet e infrastrukturës në vend, Biden tha se kjo nuk është shumë e mundur.
Ndërsa në pyetjen nëse do të bëhet apo jo ndryshim për tarifat doganore ndaj Kinës, Biden tha: "Planifikoj të zhvilloj një bisedë me Xi. Ende nuk e kemi caktuar kohën për këtë".