Emre Gürkan Abay
24 Prill 2023•Përditësim: 25 Prill 2023
Banka më e madhe ruse, Sberbank, njoftoi se ka lançuar një platformë të quajtur "GigaChat", e cila rivalizon "chatbotin" e inteligjencës artificiale ChatGPT, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Sberbank, thuhet se kompania ka marrë pjesë në konkursin global në fushën e inteligjencës artificiale.
Në deklaratë, e cila përfshinte informacionin se një robot bisede me inteligjencë artificiale i quajtur "GigaChat" ka filluar të funksionojë, thuhet se platforma mund të përdoret vetëm përmes një ftese private në fillim.
Në deklaratë thuhet se platforma mund të bisedojë, të shkruajë kode dhe të krijojë imazhe, dhe ndryshe nga konkurrentët e saj ndërkombëtarë, "GigaChat" mund të komunikojë në mënyrë më "inteligjente" rusisht.
Krahas shërbimeve bankare, Sberbank ka dalë në pah vitet e fundit edhe me investimet e saj në teknologji.