Narges Rezai,Mustafa Melih Ahıshalı
13 Nëntor 2018•Përditësim: 14 Nëntor 2018
STAMBOLL (AA) - Ndryshimet në kursin e këmbimit valutor kanë ulur ndjeshëm fuqinë blerëse të iranianëve, tha zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Iranit për Mbështetjen e Prodhimit, Rahim Zari, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Rënia e madhe në vlerën e rialit iranian ka bërë që familjet iraniane të përballen me një problem serioz si për shembull rënia e fuqisë blerëse. Lëvizja e këmbimit valutor i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë, disa fabrika tashmë kanë ndalur prodhimin", tha Zara.
Ai theksoi se shteti duhet të mbështesë ekuilibrin e kursit dhe në këtë mënyrë të mund të kontrollojë inflacionin dhe të stabilizojë ekonominë.
Zëvendëspresidenti i parë i Iranit, Ishak Jihangiri, dje në një fjalim në Teheran tha se sanksionet ekonomike të SHBA-ve ndaj Iranit kanë hapur rrugën për një rritje të papunësisë dhe dobësim të fuqisë blerëse.