Ekonomi

Trump kundër shkurtimit të prodhimit të naftës

Trump shpreson se OPEC-u dhe Arabia Saudite do të përmbahen nga shkurtimet e prodhimit të naftës, për të mbajtur të ulëta çmimet

Övünç Kutlu  | 13.11.2018 - Përdıtësım : 13.11.2018
Trump kundër shkurtimit të prodhimit të naftës

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se shpreson që OPEC dhe Arabia Saudite do të përmbahen nga shkurtimet e prodhimit të naftës, në një përpjekje të tij për të mbajtur të ulëta çmimet e naftës së papërpunuar në tregun global, raporton Anadolu Agency (AA).

"Shpresojmë se Arabia Saudite dhe OPEC të mos shkurtojnë prodhimin e naftës. Çmimet duhet të jenë shumë më të ulëta, të bazuara në furnizimet”, shkroi Trump në Twitter.

Rritja e prodhimit të naftës në mbarë botën është shoqëruar me frikën për një mbifurnizim të tregut global, gjë e cila ka shtyrë poshtë çmimet e naftës së papërpunuar dhe ka rritur pesimizmin.

Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar Brent, nga fillimi i tetorit dhe deri të hënën, ka humbur 19 për qind të vlerës së saj, me çka dje shënoi çmimin prej 68.88 dollarë për fuçi, çmimi më i ulët nga 10 prilli e këtej.

Marka amerikane e naftës së papërpunuar West Texas Intermediate (WTI) të hënën tregtohej me 58.69 dollarë për fuçi, vlera më e ulët pas 14 shkuritt të këtij viti.

Ndërkohë, eksportuesi më i madh në botë i naftës, Arabia Saudite, tha të dielën se do të shkurtojë eksportet e planifikuara për në dhjetor me 500.000 fuçi në ditë, duke sinjalizuar se edhe OPEC mund të bëjë të njëjtën për të rritur çmimet, megjithatë Rusia nuk është pjesë e këtij plani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın