Muhsin Barış Tiryakioğlu
25 Janar 2018•Përditësim: 25 Janar 2018
ANKARA (AA) – Me qëllim të përmbushjes së kërkesave të rritura, prodhimi i energjisë elektrike në Turqi në fund të vitit të kaluar është rritur për më shumë se gjashtë për qind, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia rregullatore për tregun energjetik të Turqisë (EPDK) shpalosi raportin në të cilin theksohet se prodhimi i energjisë elektrike në nëntor është rritur për 6.3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2016.
Termocentralet e licencuara në Turqi në nëntor kanë prodhuar 24.09 milionë megavatë energji elektrike. Prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentralet në nëntor u zvogëlua për 49.4 për qind.
Është rritur edhe numri i përdoruesve të energjisë elektrike në Turqi. Në nëntor në Turqi kanë qenë 42.355.000 përdorues të energjisë elektrike, që është për 3.5 për qind më shumë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.