Ali Cura
12 Shtator 2017•Përditësim: 12 Shtator 2017
MOSKË (AA) - Presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij ka dalë nga kriza ekonomike, raporton Anadolu Agency (AA).
Putin të hënën, pas seancës me ministrat e qeverisë ruse, ka deklaruar se Rusia ka dalur nga kriza ekonomike.
"Rusia ka dalë nga kriza dhe tani shënon përparim. Në këto rrethana, duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të ruajtur dinamikën e tanishme", tha udhëheqësi rus.
Ai shtoi se rritja ekonomike gradualisht ka dhënë rezultate.
Putin theksoi se qytetarët rusë do të përjetojnë gjithnjë e më shumë rezultatet pozitive nga ekonomia ruse në jetën e përditshme.